


20 DHJETOR 2025
Me datën 20.12.2025, patëm kënaqësinë të jemi të ftuar në emisionin “Dita me Ne”, të moderuar nga Adea Hajrizi në DTV Media.
Drejtuesi i Coding Training Academy, Muhamer Ujkani, së bashku me Gresa Paci dhe Learta Pllana, ndanë me publikun sukseset dhe vizionin e CTA-së në fushën e edukimit digjital. Gjatë emisionit u vu theks i veçantë te fuqizimi dhe përfshirja e vajzave në programim dhe teknologji, duke theksuar rëndësinë e barazisë së mundësive në fushat STEM.
Njëkohësisht, u diskutua edhe për programet që Coding Training Academy ofron për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët dhe të rinjtë deri te të rriturit, si dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në profesionet e së ardhmes.
Biseda solli në fokus projekte konkrete, përvoja reale dhe mesazhe motivuese për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes dijes dhe teknologjisë.
Për të parë emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë.







