• Home
  • Blog
  • CODING TRAINING ACADEMY NË VUSHTRRI MBËSHTET REALIZIMIN E ORËS GLOBALE TË KODIMIT ME FOKUS NË AI

CODING TRAINING ACADEMY NË VUSHTRRI MBËSHTET REALIZIMIN E ORËS GLOBALE TË KODIMIT ME FOKUS NË AI

0Shares
Image

8–12 DHJETOR

Gjatë kësaj periudhe, Coding Training Academy në Vushtrri ishte pjesë aktive e realizimit të Iniciativës Globale Hour of Code, duke organizuar dhe mbështetur orë kodimi me nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit.

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësinë të njihen me konceptet bazë të programimit dhe inteligjencës artificiale, të zhvillojnë mendimin logjik dhe kreativ, si dhe të përfshihen në aktivitete praktike që i afruan më shumë me botën e teknologjisë dhe profesionet e së ardhmes.

Aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizatën SHPIK dhe Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtorinë e Arsimit, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në promovimin e edukimit digjital.

Coding Training Academy, që nga themelimi i saj, ka qenë e angazhuar vazhdimisht në ofrimin e mundësive falas për nxënësit gjatë Orës së Kodimit, duke kontribuar në përfshirjen e qindra të rinjve në aktivitete edukative, trajnime dhe projekte inovative në fushën e teknologjisë.

0Shares

YOU MAY LIKE THIS

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top