


Forumi B2B Kosovë–Japoni, i organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), mblodhi biznese vendore dhe delegacionin japonez në një seri takimesh të drejtpërdrejta biznes-me-biznes.
Në këtë ngjarje, Coding Training Academy prezantoi programet e saj të edukimit teknologjik, metodat praktike të mësimdhënies dhe angazhimin me të rinjtë në fushën e IT-së. Gjatë sesioneve B2B, përfaqësuesit e akademisë patën mundësinë të takohen me disa biznese nga delegacioni japonez dhe atë vendor, duke shkëmbyer ide mbi bashkëpunime të mundshme në fushën e teknologjisë dhe edukimit digjital.
Pjesëmarrja e CTA-së cilësohet si një mundësi e rëndësishme për vendosjen e kontakteve të reja, identifikimin e partneriteteve potenciale dhe forcimin e sektorit teknologjik në Kosovë. Forumi krijoi gjithashtu hapësirë për projekte të ardhshme, shkëmbime profesionale dhe lidhje ndërkombëtare në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.







