• Home
  • Blog
  • STUDENTËT E CODING TRAINING ACADEMY PJESËMARRËS NË AGENTIC AI CAMP 2025 NË INNOVATION CENTRE KOSOVO

STUDENTËT E CODING TRAINING ACADEMY PJESËMARRËS NË AGENTIC AI CAMP 2025 NË INNOVATION CENTRE KOSOVO

0Shares
Image

Nga data 20 deri më 24 tetor 2025, studentët e Coding Training Academy (CTA) morën pjesë në Agentic AI Camp 2025, kampin më të madh në vend të dedikuar inteligjencës artificiale, i organizuar në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Kampi mblodhi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, startup-e dhe qendra inovative nga e gjithë Kosova, duke krijuar një mjedis të pasur me ide, bashkëpunim dhe mundësi zhvillimi profesional.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në mentorime, trajnime praktike dhe sesione prezantuese (pitching sessions), të fokusuara në përdorimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme të inovacionit.

Përzgjedhja e studentëve të Coding Training Academy për të marrë pjesë në këtë kamp përbën një dëshmi të qartë të angazhimit të akademisë në zhvillimin e aftësive digjitale dhe teknologjike të të rinjve, duke e pozicionuar si një prej qendrave aktive të inovacionit dhe edukimit teknologjik në Kosovë.

0Shares

YOU MAY LIKE THIS

1 Comments Text
  • cannabis says:
    Your comment is awaiting moderation. This is a preview; your comment will be visible after it has been approved.
    weed softgels online natural relief
  • Leave a Comment

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Scroll to Top