






14 DHJETOR 2025
Nën udhëheqjen e instruktorëve Valdrin Nasufi dhe Almedin Nasufi, studentët e Coding Training Academy (CTA) kanë zhvilluar platformën edukative LM Academy (Learn More Academy), si projekt final i Bootcamp-it për Full-Stack Web Development. Platforma është tashmë funksionale dhe e hostuar në faqen zyrtare të CTA-së.
LM Academy ofron një mjedis praktik për mësim, ku studentët mund të regjistrohen në kurse, të kenë qasje në materiale mësimore, të ndjekin progresin e tyre dhe të punojnë në projekte reale. Të gjitha ligjëratat e Bootcamp-it janë të regjistruara dhe do të shërbejnë edhe për gjeneratat e ardhshme.
Projekti është realizuar pas 7 muajsh trajnim intensiv online, me gjithsej 81 sesione mësimore dhe 120 orë trajnim, duke pasqyruar qasjen e Coding Training Academy në mësim praktik dhe përgatitje konkrete për tregun digjital dhe profesionet e së ardhmes.
🔗 Vizitoni platformën LM Academy:
https://lm-academy.codingtrainingacademy.com/about







