
3 Dhjetor 2025
Vizituam SHMP “Bahri Haxha” në Vushtrri, ku në Qendrën e Karrierës Vushtrri u mirëpritëm nga Zehra Kovaqi dhe Enver Rruka.
Gjatë takimit informuam nxënësit për rëndësinë e programimit, mënyrën e zhvillimit të koncepteve bazë të kodimit dhe rolin gjithnjë e më të madh që teknologjia po merr në profesionet e së ardhmes.
Nxënësit patën mundësi të diskutojnë dhe të prezantojnë projektet e tyre praktike, duke dëshmuar kreativitet dhe interes të lartë për fushën digjitale.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me SHPIK dhe Komunën e Vushtrrisë, si pjesë e angazhimit të përbashkët për promovimin e edukimit digjital dhe afrimin me shkollat në kuadër të Javës Globale Hour of Code.
Falënderojmë stafin e shkollës për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Coding Training Academy do të vazhdojë të jetë pranë nxënësve që synojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në teknologji dhe programim.
#shpik #hourofcode #komunaevushtrrisë #codingtrainingacademy







