Në kuadër të projekteve praktike të kursit WordPress në Coding Training Academy, studenti Enes Haziri ka realizuar dhe hostuar me sukses një web faqe të dizajnuar për udhëtime dhe turizëm, me fokus në fluturime, hotele dhe shërbime të lidhura me udhëtimin.
Web faqja është ndërtuar në WordPress dhe përfshin strukturë informative dhe funksionale, me seksione për fluturime, hotele, vetura me qira dhe galeri destinacionesh. Dizajni vizual i qartë dhe përdorimi i imazheve atraktive e bëjnë faqen të përshtatshme për promovimin e shërbimeve turistike dhe udhëtimeve.
Ky projekt demonstron aplikimin praktik të WordPress-it për ndërtimin e platformave digjitale në fushën e turizmit, duke kombinuar dizajnin modern me organizim të mirë të përmbajtjes. Faqja përfaqëson një shembull të mirë të krijimit të një web faqeje për agjenci udhëtimesh ose platformë informative turistike.
👉 Shiko projektin live:
https://flywithenes.gt.tc/?i=1










