Në kuadër të projekteve praktike të kursit WordPress në Coding Training Academy, studenti Artin Pllana ka realizuar dhe hostuar me sukses një web faqe të dizajnuar si shop online për ora dore, me fokus në prezantimin e produkteve elegante dhe luksoze.
Web faqja është ndërtuar në WordPress dhe përfshin strukturë të plotë e-commerce, me katalog produktesh, faqe individuale për secilën orë dhe dizajn modern që thekson detajet vizuale të produkteve. Organizimi i përmbajtjes dhe navigimi i qartë e bëjnë faqen funksionale dhe të lehtë për përdoruesit.
Ky projekt demonstron aplikimin praktik të WordPress-it për ndërtimin e dyqaneve online në fushën e aksesorëve të modës, duke kombinuar dizajnin minimalist me funksionalitet bazë për shitje digjitale. Faqja përfaqëson një shembull të mirë të krijimit të një brandi online për ora dore.
👉 Shiko projektin live:
https://wristy.gamer.gd/?i=1










