• Home
  • Blog
  • CODING TRAINING ACADEMY NË SOFTWARE FREEDOM KOSOVA 2025

CODING TRAINING ACADEMY NË SOFTWARE FREEDOM KOSOVA 2025

0Shares
Image

25 dhe 26 Tetor 2025, ekipi dhe disa nxënës nga Coding Training Academy (CTA) morën pjesë në Software Freedom Kosova 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për teknologji, open-source dhe inovacion në Kosovë.

Gjatë dy ditëve të konferencës patëm mundësi të ndjekim ligjërata frymëzuese nga ekspertë të njohur si David Cuartielles (bashkë-themelues i Arduino), Julian Caro Linares, Lukas Klingsbo, Rrezearta Thaqi, Mennan Selimi, Albert Kunushevci, Edis Hasaj dhe Fitim Adili, të cilët ndanë njohuri mbi inteligjencën artificiale, open-hardware, zhvillimin e lojërave dhe teknologjitë e së ardhmes.

Përveç prezantimeve kryesore, u zhvilluan edhe workshope praktike si AI Literacy, FreeCAD për fillestarë, Flutter & Flame Games, dhe Career Growth Through Visibility, duke ofruar përvojë të drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit.

Ishte një përvojë jashtëzakonisht motivuese, plot mësim, ide të reja dhe rrjetëzim profesional.
Coding Training Academy vazhdon të jetë pjesë e ngjarjeve kryesore të teknologjisë në vend, duke sjellë përvoja reale, frymëzim dhe inovacion për nxënësit tanë me qëllim që të përgatisim gjeneratën që do të udhëheqë transformimin digjital.

0Shares

YOU MAY LIKE THIS

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top