Hapat e parë në programim i nisën në Coding Training Academy, ndërsa sot kanë krijuar HikeIt, platformën që sjell në një vend udhëtimet malore, shtigjet dhe klubet e verifikuara në Kosovë.
Në kuadër të trajnimit për Inteligjencë Artificiale, nën udhëheqjen e profesorit Eladiad Sadiku, ata e avancuan platformën duke shfrytëzuar mundësitë që ofron AI.
Përmes HikeIt, ecësit mund të gjejnë udhëtime, të eksplorojnë mbi 15 shtigje me harta dhe profile të lartësisë, të marrin njoftime për motin dhe të kryejnë pagesa online. Ndërsa klubet mund t’i menaxhojnë udhëtimet, anëtarët dhe pagesat përmes një paneli të vetëm.
Ky është një shembull motivues se si dija, puna dhe idetë mund të shndërrohen në zgjidhje konkrete. Ndiqeni @hikeit.app dhe njihuni më afër me platformën e krijuar nga Fatlumi dhe Laurenti.
#codingtrainingacademy #hikeit #inteligjencaartificiale #programim #vushtrri











