Me kënaqësi ndajmë një nga projektet finale të realizuara në kuadër të kursit të Inteligjencës Artificiale në Coding Training Academy.
Projekti paraqet një koncept vizual për Terminalin Rajonal të Autobusëve në Vushtrri. Për realizimin e tij janë përdorur mjete të ndryshme të Inteligjencës Artificiale për planifikim, gjenerim të imazheve, animim, narracion dhe montazh të videos.
Përmes këtij projekti, Bujar Klinaku ka trajtuar një problem real të qytetit dhe ka paraqitur një ide konkrete për zgjidhjen e tij, duke treguar se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për zhvillimin dhe vizualizimin e ideve inovative.
Gjatë prezantimit final, projekti u vlerësua si më i miri i kursit.
E përgëzojmë Bujar Klinakun për këtë arritje dhe falënderojmë trajnerin Eladiad Sadiku për udhëzimin dhe përkushtimin gjatë gjithë kursit.
Ndiqeni videon dhe ndajeni mendimin tuaj në komente.
#codingtrainingacademy#inteligjencaartificiale#projektfinal#inovacion#vushtrri






