Vushtrria mirëpriti për herë të parë Summer Hackathon 2026, të organizuar nga Unity Tech Hub. Ngjarja mblodhi të rinj të pasionuar pas teknologjisë, të cilët zhvilluan ide, u përballën me sfida dhe krijuan projekte konkrete.
Coding Training Academy, së bashku me nxënësit e saj, ishte pjesë e këtij organizimi, ku pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë, të bashkëpunojnë, të krijojnë kontakte të reja dhe të konkurrojnë për shpërblime.
Ky aktivitet dëshmoi se kur qendrat bashkojnë përvojën dhe mundësitë e tyre, përfitojnë të rinjtë dhe e ardhmja e tyre.

















