Trajnimi i parë në Inteligjencë Artificiale në Coding Training Academy u përmbyll me prezantimin e projekteve dhe certifikimin e pjesëmarrësve.
Nën udhëheqjen e profesorit Eladiad Sadiku, i cili me përvojën dhe përkushtimin e tij e bëri këtë trajnim të veçantë, pjesëmarrësit zhvilluan projekte inovative që treguan se si Inteligjenca Artificiale mund të përdoret me mençuri në pothuajse të gjitha sferat e jetës.
Prezantimet para të pranishmëve dëshmuan se ky trajnim ia ka vlejtur. Ky është vetëm fillimi, ndërsa gjatë ditëve në vijim do t’ju prezantojmë disa nga projektet inovative të realizuara nga pjesëmarrësit.
#codingtrainingacademy#inteligjencaartificiale#ai#projekte#certifikim#vushtrri

















