• Home
  • Blog
  • CODING TRAINING ACADEMY NË KONFERENCËN FINALE RAJONALE “PUNËSIMI I TË RINJVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

CODING TRAINING ACADEMY NË KONFERENCËN FINALE RAJONALE “PUNËSIMI I TË RINJVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

0Shares
Image

Më 23 Tetor 2025, Coding Training Academy mori pjesë në Konferencën Finale Rajonale të organizuar nga Caritas Kosova me temën “Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Thirrje për përgjegjësi të përbashkët”.

Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata partnere dhe përfaqësues të sektorit privat për të reflektuar mbi rezultatet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga programi YourJob Kosova, i cili ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim profesional të të rinjve në vend.

Coding Training Academy shpreh kënaqësinë për kontributin dhe përvojën e fituar gjatë këtij programi, përmes të cilit është ndikuar drejtpërdrejt në fuqizimin profesional të të rinjve.

Në kuadër të bashkëpunimit me programin YourJob, përgjatë këtij projekti:

  • 2 përfitues kanë ndjekur praktikë pune me pagesë për tre muaj
  • 9 përfitues kanë përfunduar trajnimin në JavaScript Advanced
  • 3 përfitues kanë përfunduar trajnimin në Digital Marketing
  • 1 përfitues ka përfunduar trajnimin në Dizajn Grafik
  • 2 përfituese janë pjesë e Bootcamp-it për Full Stack Development
  • Rreth 20 të rinj kanë ndjekur trajnimet për Soft Skills, duke zhvilluar aftësi të komunikimit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit

Fotografitë e mëposhtme paraqesin aktivitetet e realizuara gjatë projektit dhe dëshmojnë angazhimin tonë për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Falënderojmë Caritas Kosova dhe ekipin e YourJob për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në krijimin e mundësive të qëndrueshme për të rinjtë në Kosovë.

0Shares

YOU MAY LIKE THIS

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top