Në kuadër të projekteve praktike të kursit WordPress në Coding Training Academy, studenti Donart Mustafa ka realizuar dhe hostuar me sukses web faqen Auto Donart, një platformë digjitale e dizajnuar për prezantimin dhe shitjen e veturave.
Web faqja është ndërtuar në WordPress dhe përfshin strukturë të qartë biznesi, katalog automjetesh, seksione për oferta, shërbime dhe kontakt, si dhe dizajn modern që i përshtatet një autosalloni real. Organizimi i përmbajtjes dhe navigimi i thjeshtë e bëjnë faqen funksionale dhe të lehtë për përdoruesit.
Ky projekt tregon aplikimin praktik të njohurive të fituara gjatë trajnimit, duke kombinuar dizajnin vizual me funksionalitetin real të një web faqeje biznesi. Auto Donart është një shembull i mirë se si WordPress mund të përdoret për ndërtimin e platformave profesionale për tregun.
👉 Shiko projektin live:
https://autodonarti.free.nf/?i=2










