Në kuadër të projekteve praktike të kursit WordPress në Coding Training Academy, studenti Ajan Çaka ka realizuar dhe hostuar me sukses një web faqe të dizajnuar si shop online për pajisje dhe produkte barber, e fokusuar në nevojat e berberëve profesionalë.
Web faqja është ndërtuar në WordPress dhe përfshin strukturë të plotë e-commerce, me katalog produktesh për pajisje barber, produkte për kujdesin e flokëve dhe mjekrës, si dhe aksesorë për sallone. Dizajni modern dhe përdorimi i imazheve cilësore e bëjnë faqen funksionale dhe të përshtatshme për përdorim real në tregun online.
Ky projekt demonstron aplikimin praktik të WordPress-it për ndërtimin e dyqaneve online në fushën e shërbimeve barber dhe produkteve profesionale, duke kombinuar dizajnin bashkëkohor me funksionalitet bazë për shitje digjitale. Faqja përfaqëson një shembull të mirë të krijimit të një brendi online për barber supply.
👉 Shiko projektin live:
https://barbersupplyco.free.nf/?i=1










