Në kuadër të projekteve praktike të kursit WordPress në Coding Training Academy, studenti Enes Bunjaku ka realizuar dhe hostuar me sukses një web faqe të dizajnuar për prezantimin dhe shitjen e veturave, e orientuar drejt përdorimit real në tregun e automjeteve.
Web faqja është ndërtuar në WordPress dhe përfshin strukturë informative dhe funksionale, me seksione për vetura të veçuara, informacione rreth modelit, si dhe hapësira për kontakt dhe komunikim me klientët. Dizajni modern dhe përdorimi i imazheve cilësore e bëjnë faqen tërheqëse dhe të lehtë për navigim.
Ky projekt demonstron aplikimin praktik të WordPress-it për ndërtimin e web faqeve biznesore në fushën e automobilizmit, duke kombinuar paraqitjen vizuale me organizim të mirë të përmbajtjes. Faqja përfaqëson një shembull të mirë të krijimit të një platforme digjitale për autosallone dhe shitje veturash.
👉 Shiko projektin live:
https://enes.xo.je/?i=1









