Edhe një grup përmbylli nivelin Front-End Development me HTML, CSS dhe JavaScript në Coding Training Academy. Para prindërve dhe të pranishmëve, secili nxënës prezantoi portofolin e tij me nga tri projekte, duke treguar në praktikë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë kursit.
Projektet e realizuara dëshmuan se, me punë dhe vazhdimësi, njohuritë në programim mund të shndërrohen në rezultate konkrete. Përmes këtij niveli, nxënësit hodhën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të tyre në krijimin e uebfaqeve.
Faleminderit prindërve dhe nxënësve që po na besojnë dhe që po rritemi së bashku!














