Në Insta Innovation Center u mbajt aktiviteti “Dita e Teknologjisë, AI dhe Inovacionit të Industrializuar”, i cili mblodhi përfaqësues nga sektorët e teknologjisë, financave dhe industrisë.
Gjatë tryezës u diskutuan tema të rëndësishme, si roli i Inteligjencës Artificiale në vendimmarrje, integrimi i sistemeve, siguria në mjedisin digjital dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor për të ardhmen.
Coding Training Academy ishte pjesë e këtij aktiviteti, duke pasur mundësi të dëgjojë nga afër ekspertët e fushës dhe të njihet me zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e teknologjisë dhe inovacionit.
Falënderojmë Insta Innovation Center për organizimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij diskutimi.










