• Home
  • Blog
  • NGA KODIMI TE BOTA PROFESIONALE E UI/UX DESIGN

NGA KODIMI TE BOTA PROFESIONALE E UI/UX DESIGN

0Shares
Image

Nxënësit e Coding Training Academy përmbyllën me sukses kursin UI/UX Design, gjatë të cilit punuan në Figma dhe krijuan dizajne funksionale të uebfaqeve për biznese dhe shitje online. Në përfundim të kursit, ata prezantuan projektet e tyre dhe u pajisën me certifikata. Gjatë këtij rrugëtimi, nxënësit zhvilluan aftësitë e tyre në strukturimin dhe dizajnimin e ndërfaqeve digjitale, duke i shndërruar idetë në projekte konkrete. Prezantimi i punimeve u dha mundësinë të shpjegonin konceptet, zgjidhjet dhe mënyrën e realizimit të secilit dizajn.

Është kënaqësi të shohim se disa prej tyre po fillojnë studimet në Shkenca Kompjuterike, ndërsa të tjerë tashmë po punojnë në projekte për kompani vendore dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht, ata vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në CTA dhe të ndërtojnë rrugën drejt së ardhmes profesionale.

Coding Training Academy vazhdon t’u ofrojë të rinjve në Vushtrri mundësi për të fituar njohuri praktike, për të realizuar projekte dhe për t’u përgatitur për studime dhe tregun e punës.

0Shares

YOU MAY LIKE THIS

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top