Edhe një grup fëmijësh prezantoi para prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë projektet e realizuara gjatë kursit dhe u certifikua me sukses.
Përveç projekteve në dizajn dhe kodim, ata prezantuan edhe platformat digjitale që mësuan t’i përdorin gjatë trajnimit. Këto mjete tashmë po u shërbejnë në procesin mësimor, duke e bërë të nxënit më interaktiv, praktik dhe efikas.
Një tjetër hap i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive digjitale dhe përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes.















