Një tjetër rrugëtim u përmbyll me sukses në Coding Training Academy. Gjenerata e parë e kursit UI/UX Design me Figma prezantoi projektet finale dhe përfundoi këtë modul.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit fituan njohuri praktike në dizajnimin e ndërfaqeve moderne për uebfaqe dhe aplikacione, krijimin e prototipeve interaktive në Figma dhe zbatimin e parimeve të UI/UX Design. Projektet e prezantuara pasqyruan kreativitetin, përkushtimin dhe aftësitë e zhvilluara gjatë programit.
Ky modul shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional, ndërsa njohuritë dhe përvoja e fituar do t’u shërbejnë si bazë për projekte të reja dhe sfidat e ardhshme në botën e dizajnit dhe teknologjisë.



















