Ekipi i Coding Training Academy mori pjesë në aktivitetin Innovation Day: Smart City Workshop, ku pati mundësinë të njihej nga afër me konceptet e qyteteve inteligjente, AI Agents dhe Internet of Things (IoT), teknologji që po ndikojnë në zhvillimin e qyteteve të së ardhmes.
Gjatë sesionit praktik, të udhëhequr nga Tamas Piros, AI Consultant dhe Google Developer Expert, pjesëmarrësit eksploruan procesin e ndërtimit të AI Agents duke përdorur TypeScript, Gemini dhe Cloud Run.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla i mundëson ekipit tonë të zgjerojë njohuritë dhe t’i sjellë teknologjitë më të reja në trajnimet që zhvillojmë për nxënësit dhe të rinjtë në Coding Training Academy.
Falënderojmë Cacttus Education, Google Developer Groups Prishtina dhe organizatorët e tjerë për mikpritjen, organizimin profesional dhe mundësinë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.










