Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe zhvillojmë bizneset. Prandaj, njohuritë dhe aftësitë praktike në këtë fushë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme edhe për qytetarët e Vushtrrisë.
Në Coding Training Academy po vazhdon kursi i Inteligjencës Artificiale, i hapur për nxënës, studentë, punonjës, pronarë biznesesh dhe të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi praktike në përdorimin e AI-së.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit mësojnë si ta përdorin Inteligjencën Artificiale për të mësuar më shpejt, për të rritur produktivitetin në punë, për të krijuar përmbajtje cilësore dhe për të gjetur zgjidhje më efikase në profesionin apo biznesin e tyre.









