Edhe një grup nxënësish prezantoi para prindërve dhe të pranishmëve projektet finale të realizuara në 3D Design dhe Scratch.
Secili prezantim ishte rezultat i punës, përkushtimit dhe ideve origjinale të nxënësve. Përmes projekteve, ata treguan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë kursit, si dhe vetëbesimin për t’i prezantuar idetë e tyre para publikut.
Urime të gjithë nxënësve për punën dhe angazhimin! Falënderojmë prindërit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e fëmijëve të tyre në fushën e teknologjisë.







