Gjatë përgatitjeve për Olimpiadën Gjermane të Matematikës, nxënësve iu bashkua vullnetarisht Kujtim Morina, babai i Drenit, i cili ndau kohën dhe përvojën e tij për t’i ndihmuar në zgjidhjen e detyrave.
Pasioni i Kujtimit për matematikën daton që nga rinia, kur edhe vetë, si nxënës, kishte marrë pjesë në gara të ndryshme matematikore. Tashmë, me të njëjtin entuziazëm, ai po e përcjell këtë frymë te gjeneratat e reja.
Shembuj të tillë tregojnë se kur prindërit përfshihen dhe bashkohen përvoja, vullneti dhe dëshira për të ndihmuar, fëmijët fitojnë më shumë mbështetje në rrugën drejt suksesit.
Faleminderit Kujtimit për kontributin vullnetar dhe shembullin pozitiv që po jep për nxënësit tanë!









