Në Coding Training Academy nisi kursi Python me AI, i cili zgjoi interesim të madh te të rinjtë në Vushtrri.
Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe programimi po bëhen pjesë e pothuajse çdo fushe, pjesëmarrësit zgjodhën të investojnë në njohuri dhe aftësi që do t’u shërbejnë në arsimimin dhe zhvillimin e tyre profesional.
Interesimi për këtë kurs dëshmon se të rinjtë e Vushtrrisë po i ndjekin zhvillimet teknologjike dhe po përgatiten për mundësitë e së ardhmes.









