• Home
  • Blog
  • DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE NË SHKENCË

DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE NË SHKENCË

0Shares
Image

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Shkencë, në bashkëpunim me BONEVET Mitrovica, në Coding Training Academy organizuam një punëtori inspiruese me mbi 20 vajza.

Gjatë kësaj punëtorie, vajzat u njohën me 3D dizajnin, dizajnuan dhe printuan produktet e tyre të para 3D, ndërsa në pjesën e dytë ndërtuan makina me telekomandë dhe u sfiduan mes vete në gara plot energji dhe kreativitet.

Këto aktivitete janë më shumë se thjesht punëtori. Janë hapa konkretë drejt fuqizimit të vajzave dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në shkencë, teknologji dhe inxhinieri. Vajzat kanë ide, talent dhe potencial për të ndërtuar të ardhmen dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur në çdo hap të rrugës së tyre.

#codingtrainingacademy#bonevet#bonevetmitrovica#womeninscience#girlsinscience#stem#3ddesign#robotics#futurecreators

0Shares

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top