Për dy ditë me radhë, Coding Training Academy ishte pjesë e Arduino Days 2026, një ngjarje globale që zhvillohet në mbi 260 lokacione në mbarë botën dhe bashkon komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe elektronikës.
Aktiviteti në Prishtinë u mbajt në Prishtina Hackerspace dhe u organizua nga FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e ideve dhe bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje i mundësoi ekipit të CTA-së të njihej me projekte dhe zgjidhje të realizuara me Arduino, si dhe të shkëmbente përvoja me pjesëtarë të komunitetit teknologjik. Njohuritë e fituara do të na ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve praktike në programim, elektronikë dhe robotikë për nxënësit tanë.












