Coding Training Academy dhe Mattik School kanë formalizuar partneritetin e tyre përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, duke bashkuar përvojën, ekspertizën dhe vizionin e përbashkët në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit.
Ky bashkëpunim synon të krijojë më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë përmes trajnimeve, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në programim, robotikë, matematikë, Inteligjencë Artificiale dhe teknologji moderne.
Një nga aktivitetet e para do të jetë përgatitja e të rinjve për pjesëmarrje në Olimpiadën Gjermane të Matematikës. Ky aktivitet do të mbështetet në përvojën e Mattik School, e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në garat ndërkombëtare në Frankfurt, ku nxënësit arritën të fitonin 16 medalje.
Përmes këtij partneriteti, të dy institucionet do të angazhohen në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e aktiviteteve që avancojnë njohuritë dhe aftësitë e gjeneratave të reja.
Bashkë për më shumë dije, inovacion dhe mundësi për të rinjtë.









