Në TechPark Prishtina u mbajt punëtoria profesionale në kuadër të procesit për akreditimin e ofruesve privatë të trajnimeve në fushën e ICT-së. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe qendrave trajnuese që veprojnë në sektorin e teknologjisë dhe edukimit, përfshirë edhe Coding Training Academy.
Gjatë punëtorisë u diskutuan standardet, kriteret dhe hapat e nevojshëm për akreditimin e programeve trajnuese. Ky proces synon ngritjen e cilësisë së trajnimeve profesionale dhe përshtatjen e tyre me kërkesat e tregut të punës.
Pjesëmarrja në këtë proces është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të programeve të CTA-së dhe ofrimin e trajnimeve cilësore për të rinjtë dhe të rriturit në Vushtrri.
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e projektit “Skills for Sustainable Jobs in Kosovo”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.









